Hakif Bajrami ishte kryetar i Komisionit të Historianëve për hartimin e historisë së Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Në atë kohë, ai merrej me hulumtime në arkivat e Beogradit, ku “gjeti” dokumente që, sipas interpretimit të tij, komprometonin ish-Sekretarin e Përgjithshëm të katërt të Kombeve të Bashkuara dhe, në atë kohë, Presidentin e Austrisë, shtetit mik të shqiptarëve, Kurt Waldheimin, duke e lidhur atë me të kaluarën naziste dhe, pak a shumë, duke e paraqitur si “kriminel lufte”.
Hakif Bajrami, historian nga Kosova, shkoi në Beograd dhe “gjeti” dokumentacionin lidhur me Presidentin e Austrisë, sikur Serbia të mos kishte historianë “të aftë” për t’u marrë me këtë çështje. Përmes publikimeve të tij, ai hodhi njolla mbi figurën e këtij diplomati, i cili ishte nderuar dhe dekoruar nga personalitete e institucione të shumta botërore.
E kam të memorizuar në kujtesën time se, në atë kohë, në korridoret e institucioneve flitej se Bajrami e kishte lejen e Ali Shukriut, komunistit lojal ndaj politikës serbe, për të hulumtuar në arkivat e Beogradit.
Madje, sipas asaj që thuhej atëherë nga shumë njerëz eminentë të kohës, publikimet që lidheshin me figurën e Waldheimit i ishin “servuar” Bajramit për interesa të politikës së asaj kohe, pikërisht në periudhën kur ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vazhdonte karrierën e tij politike si President i Austrisë.
Gazeta e Beogradit „Večernje novosti“ ishte e para në botë që publikuan detaje mbi shërbimin e tij ushtarak në Jugosllavi dhe Greqi, në artikullin “Krimineli i luftës nga dosja F-25572”, ku u zbulua se Waldheimi ishte kthyer përsëri në Ballkan pasi ishte plagosur në Rusi dhe se, për shkak të pjesëmarrjes së tij në Betejën e Kozarës, së bashku me 25 oficerë të tjerë gjermanë, ishte dekoruar nga Ante Paveliqi, udhëheqësi (pogllavnik) i Shtetit të Pavarur të Kroacisë.
Më 7 shkurt të vitit 1988, Agjencia Telegrafike Hebraike (JTA), raporton sipas deklarimit të historianit Hakif Bajrami, se 104 shqiptarë janë pushkatuar në Kampin e Përqendrimit të Prishtinës, më . Përgjegjësia për këtë ekzekutim lidhet me Kurt Waldheimin dhe Xhafer Devën(sipas H.Bajramit).
Zyra e Waldheimit (Presidenca austriake), siç raportonte JTA, ka mohuar këto akuza që janë publikuar edhe nga javorja gjermane Der Spiegel. Historianët gjermanët që nisën të hulumtojnë të kaluarën e Waldheimit, nuk mundnin të gjenin dokumentet që e ndërlidhin atë me deportimin e civilëve të ish-Jugosllavisë në kampet e punës e të vdekjes.
Për këtë rast u krijue një komision ndërkombëtar, po Bajrami edhe pse deklaronte se i ka të gjitha dokumentet arkivore(faktet), refuzoi kategorikisht me bashkepunue me ta. Poashtu Hakif Bajrami refuzoi me e tregue dokumentin për përgjegjësinë e Waldheimit dhe Xhafer Deves, për rkzekutimin e 104 shqiptarëve në kampin e përqendrimit në Prishtinë.
Në Arkivin e Kosovës ekziston dokumentacioni i mediave të dikurshme serbe (p.sh. “Politika”), ku si armik kryesor i interesave serbe përmendet Austria, sepse ishte pikërisht ky shtet që luftonte për interesat e shqiptarëve. Kjo tregon pse historianet serb nuk e akuzuan Kryetarin e Austrisë, por e akuzoi historiani shqiptar Hakif Bajrami.
