Përfundon takimi i Ramës me ministrat në Pogradec, çfarë u diskutua

0%

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat, i zhvilluar këtë të hënë në Pogradec, në kuadër të ditës së dytë të retreat-it të qeverisë. Takimi nisi rreth orës dhe në fokus ishte qasja e re e qeverisë gjatë vitit të dytë të mandatit të katërt, veçanërisht për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në diskutime ishin dokumentet strategjike “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe platforma e re “Pasqyrë Albania”, e prezantuar nga Rama një ditë më parë. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave, “Flamingo Albania”, për mbledhjen e ankesave të qytetarëve, dhe “Radar”, për ndjekjen në kohë reale të zgjidhjes së tyre.

Dita e dytë e takimeve vijoi me raportimet dhe diskutimet e ministrave mbi objektivat dhe punën e qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot