Numërimi së prapthi për “Orën e Pritjes” së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Kanë mbetur më pak se 24 ditë deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim që nëntori i vitit 2020.
Platforma “Liria ka Emër” dje e ka vendosur një ekran gjigant në sheshin “Nënë Tereza”, ku qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë ta shohin se edhe sa kohë ka mbetur deri në shpallje të vendimit. Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kryekuvendarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi do ta marrë më 16 shtator me fillim nga ora .
Në kuadër të kësaj nisme, platforma “Liria ka Emër” synon që deri në ditën e vendimit të zhvillojë aktivitete në qytete të ndryshme të Kosovës, me fokus te kujtesa për luftën dhe sakrificën për liri.
