Torino – Milan, formacionet e mundshme

0%

Torino dhe Milan përballen këtë të diel në orën . Kuqezinjtë do të nisin sezonin me trajnerin e ri Ruben Amorim dhe me një skemë të re taktike. Torino vazhdon të jetë në një fazë të thellë ndryshimesh dhe trajneri Abate pritet të mbështetet te formacioni që përdori në Kupën e Italisë. Para portierit Mascardi, treshja në mbrojtje pritet të përbëhet nga Coco, Comuzzo dhe Ismajli.

Në mesfushë favoritë janë Fitz-Jim dhe Gineitis, ndërsa në krahë pritet të aktivizohen Pedersen dhe Cacciamani. Në repartin ofensiv, Abate po provon me këmbëngulje Vlasic dhe Casadei pas sulmuesit Simeone. Ky pritet të jetë ‘tridenti’ që do të kërkojë të vërë në vështirësi Milanin. Si vjen Milani Milani do ta nisë sezonin me një trajner të ri dhe një modul të ri.

Ruben Amorim pritet të përdorë skemën 3-4-2-1 në debutimin e tij në pankinën kuqezi. Në portë do të jetë kapiteni Mike Maignan. Në mbrojtje, afrimi i ri Mario Gila pritet të luajë përkrah Pavlovic-it dhe Gabbia-s, i cili favorizohet ndaj De Winter. Në mesfushë, ndërsa Rabiot vazhdon të rikthehet në formën optimale pas pushimeve, pritet të luajnë Modric dhe Musah.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jashari, ndërkohë, pritet ta nisë nga stoli. Në krahun e djathtë pritet të aktivizohet Chukwueze, ndërsa në të majtë Bartesaghi është favorit ndaj Estupiñán. Diego Moreira është grumbulluar dhe pritet të marrë gradualisht një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Në sulm do të jetë Gonçalo Ramos, lojtari për të cilin Milani ka investuar 74 milionë euro, ndërsa pas tij pritet të luajnë Loftus-Cheek dhe talenti i vitlindjes 2007, Cissé. Ky i fundit është favorit ndaj Saelemaekers. Pulisic është rikuperuar dhe do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa Rafael Leão nuk do të jetë i grumbulluar.

Formacionet e mundshme: Torino (3-4-2-1): Mascardi; Coco, Comuzzo, Ismajli; Pedersen, Fitz-Jim, Gineitis, Cacciamani; Vlasic, Casadei; Simeone. Milan (3-4-2-1): Maignan; Gila, Pavlovic, Gabbia; Chukwueze, Modric, Musah, Bartesaghi; Loftus-Cheek, Cissé; Gonçalo Ramos.

Burimi: Bota Sot