Aksident i frikshëm për Max Verstappen

0%

Gara e Cmimit të Madh të Holandës në Formula 1 është ndalur pas vetëm dy xhirosh. Në fund të xhiros së parë, në kthesën para vijës së startit, piloti vendës Max Verstappen ka pësuar një aksident të frikshëm.

Piloti i Red Bull, që garon në shtëpinë e tij, ka humbur kontrollin e makinës së tij, duke u përplasur fillimisht në të majtë, me barrierat mbrojtëse, e më pas kaloi përmes pistën për të ndalur para hyrjes për në bokse. Makina e Verstappen është shkatërruar plotësisht dhe shumë pjesë të saj kanë mbetur në pistën e Zandvoort, duke detyruar komisarët e garës ta ndalin atë.

Për fat, asnjë problem për Verstappën, që deklaroi se është mirë. Menjëherë u valëvit “flamuri i kuq” dhe makinat u rikthyen në garazh (për fat asnjë makinë tjetër nuk u përfshi në aksident). Verstappen doli vetë nga makina e tij, por ky aksident nuk pritej për 4 herë kampionin e botës në Formula 1, që pësoi një aksident të frikshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot