Hansi Flick i hedh sytë nga sulmuesi gjerman

0%

Barcelona po përgatit një ofertë për sulmuesin e Klub Bryzh, Nikolo Tresoldi, në rast se dështon transferimi i Lautaro Martinezit. Ata mund të nisin lëvizjen për 22-vjeçarin gjatë javës së ardhshme. Katalanasit janë në garë me kohën për të siguruar një numër nëntë të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, ndërsa Tresoldi është shfaqur si një nga alternativat kryesore të klubit.

Me klubin belg ai ka shënuar 26 gola në 61 paraqitje dhe Bryzh pritet të kërkojë të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij. Mosha e tij, profili fizik dhe aftësia për të shënuar gola e bëjnë sulmuesin gjerman-italian një kandidat tërheqës për repartin ofensiv të skuadrës së Hansi Flick.

Burimi: Bota Sot