Gjykata e Sarandës ka pranaur kërkesën e prokurorisë për hapjen dhe zbërthimin e 5 aparateve celulare që iu përkasin 5 të rinjve nga Kavaja dhe Tiranë të cilët u arrestuan në Sarande dhe besohet se do të kryenin vrasje.
Zberthimi i telefonatave erdhi pasi hetusit ende nuk kane infomacione se kush ishte shenjester e sulmit pasi dy prej 5 te rinjeve u gjeten në një zonë pa drita te armatosur me selensiator Telefonat e 5 të arrestuarve për atentatin e dështuar do të hapen. 5 aparate celulare jane sekuestruar nga prokuroria e Sarandës dhe me nje vendim gjykatë është vendosur hapja e tyre ku do të mësohet se kush ishte shenjester e nje atentati që do të zhvillohej rreth datës 4 gusht në Sarande.
Aparatet Celulare i perkasin 5 te rinjve nga Tirana e Kavaja të identifikuar si Sidorel Moriseni, Alfred Kaja, 26 vjeç, Vitrin Hoxha, Vonis Poka, Franko Bobja. Para policise po ashtu edhe para gjykatës të rinjt nuk kanë treguar mbi objektivin pavarësisht se dy prej tye qendruan ne burg pa afat e ndërsa 3 të tjeret dolen me mase sigurise arrest shtepie.
Pokuroria ka dyshime te forta se Alfred Kaja dhe Sidorel Moriseni, kishin planifikuar atentain e ndërsa po qëndronin në një rrugicë pa ndricimin pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë gjatë përplasjes me armë në lokalin e tij, ngjarje e ndodhur më 7 maj.
Gjatë momentit të ndalimit Kaja dhe Moriseni u fiksuan nga policia teksa po nxirrnin nga makina dy pistoleta, fishekë dhe një silenciator. Tashme marrja e mesazheve të shkembyera me njeri tjetrin apo dhe me persona te tjere mund te orientoje policise dejt shenjester dhe arsyet se pse 5 të rinjt ishte te armatosur në fshatin gjashte te Sarandës.
