Operacion antidrogë në Tiranë/ Drejtori Torba: 5 kg heroinë e kokainë

0%

Një operacion antidrogë është finalizuar mesditën e sotme në Tiranë, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Policisë Vendore, Oliger Torba, i cili deklaroi se operacioni i koduar “Drejtimi” është zhvilluar në rrugën “Kastriotët”.

Sipas Torbës, shërbimet e Policisë kanë pikasur një automjet me dy persona brenda dhe kanë ndërhyrë për kontrollin e tij. Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një çantë me shtatë pako me lëndë narkotike. Katër prej pakove dyshohet se përmbanin heroinë, me një peshë totale prej rreth 2 kilogramësh, ndërsa tre pakot e tjera dyshohet se përmbanin kokainë, me peshë afro 3 kilogramë.

Në pranga janë vënë Mirland Herri dhe Luftim Hoxha. Sipas drejtuesit të Policisë Vendore, dyshohet se lënda narkotike do të transportohej në drejtim të Durrësit. “U bë shoqërimi i këtyre shtetasve dhe hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë”, deklaroi Oliger Torba.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjithë itinerarin e lëndës narkotike, destinacionin e saj dhe personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Burimi: Bota Sot