Disa njerëz pa kurriz, të nënshtruar në jetë, të shitur e hafije, pa nder e pa besë; jetuan në hije, me shpirt të robëruar, dhe turpin e tyre kurrë s’e kanë shëruar. As në lindje, as në perëndim nuk gjetën dot dritë, as në jetë, as në vdekje nuk patën një ditë; nuk u dhemb për nder, as për emër të mirë, fytyra e tyre mbeti gjithmonë e nxirë.
Turpi i tyre mbi turp rëndon si mallkim, për njeriun, për kombin, për tokë e për qiellin; si hije e rëndë mbi ndërgjegjen e tyre, që s’lahet kurrë me ujë e as me frymë natyre. Heu, shqiptar! Ty ta ndjefsha gjithmonë të mirën, që mbajte mbi supe furtunën e egërsirën; në trup e në gjymtyrë, të plagosura në jetë, ke duruar shumë dhimbje, por qëndron përjetë.
Se mbi plagë e mbi dhimbje u rrite me nder, mes zjarrit e hekurit nuk u përkule asnjëherë; dhe sa të ketë diell mbi këtë tokë shqiptare, do të jetojë krenaria jote legjendare.
