Babë e bir dyshohet se u vranë me armë zjarri në fshatin Mgull, në

0%

Dy persona, babë e bir, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri sot rreth orës , në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin. Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj. Sipas tij, edhe një shtetas tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

“Informacion paraprak Rreth orës , në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi L.B Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve” – thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo