Plagosje me armë në Rahovec, viktima ia merr pistoletën të dyshuarit

0%

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën regjionale Sarosh–Rahovec, në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte duke udhëtuar me veturë kur një automjet i kishte bërë shenjë me drita. Pasi viktima ishte ndalur, një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e pasme të kokës.

Pas të shtënave, i dyshuari ishte afruar te viktima dhe e kishte goditur disa herë me kondakun e armës së shkurtër. Gjatë përleshjes, viktima kishte arritur t’ia merrte armën të dyshuarit nga dora dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një pistoletë pa municion.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi