Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me një person derisa ka qenë duke udhëtuar me veturë në rrugën Sarosh – Rahovec, është sulmuar me armë zjarri. Sipas Policisë, fillimisht një automjet i kishte bërë shenjë me drita dhe viktima pasi ishte ndaluar, një person kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e pasme.
“I dyshuari më pas ishte afruar te viktima dhe e kishte goditë disa herë atë me kondak të armës së shkurtë. Gjatë ballafaqimit viktima kishte arritë që të dyshuarit t’ia marrë armën nga dora dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të kërkuar ndihmë mjekësore” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.
