Raportohet i zhdukur një person në Ferizaj

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Slivovë të Ferizajt. Në raportin policor bëhet e ditur se një grua ka raportuar burrin e zhdukur, ku saj është me probleme mentale dhe i njëjti ka dalë edhe më herë nga shtëpia. “Fsh. Slivovë, Ferizaj – .

Ankuesja femër kosovare, raporton se bashkëshorti i saj i moshës 55 vjeçare ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Sipas ankueses viktima është me të meta mentale dhe se i njëjti edhe më herët kishte dalë nga shtëpia, por ishte kthyer prapë, ndërsa kësaj radhe i njëjti nuk dihet se ku gjendet”, thuhet në raport. Rasti po hetohet.

Burimi: Telegrafi