Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare dha një intervistë për SportMediaset, duke reflektuar mbi të kaluarën e tij me kuqezinjtë dhe duke komentuar të ardhmen e Milanit, ndërsa klubi po i nënshtrohet një rishikimi të plotë të strukturës së tij të menaxhimit.
Tare dhe Allegri u shkarkuan nga drejtuesit e Milanit pas një sezoni ku dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ish-drejtori sportiv shqiptar ka folur për përvojën e tij dhe trajnerin italian.
“Ai [Allegri] është i klasit të parë, vendimi i Napolit ishte i mençur, në përputhje me ambiciet që klubi ka dhe duhet të vazhdojë të ketë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Tare. Mediumi italian zbulon prapaskenat te Milani: Përplasje Allegri–Ibrahimovic, Tare u detyrua t’i ndajë fizikisht “Këto janë situata që janë pjesë e lojës dhe profesionit tonë.
Që vitin e kaluar, Allegri ishte një nga kandidatët e mundshëm për Napolin, kështu që ata e mbajtën gjallë marrëdhënien”. “Unë dhe Max flasim shpesh, çdo dy ose tre ditë telefonojmë njëri-tjetrin: kemi bërë disa gabime, por Allegri është një trajner që ka bërë shumë mirë në historinë e futbollit italian dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.
“Shpresoj që Milani të gjejë ekuilibër dhe një projekt serioz për të ardhmen”. “Leao? Nuk e di nëse është e drejtë apo e gabuar që ai të dëshirojë përvoja të reja, por kur dikush e ka këtë dëshirë, kjo do të thotë që marrëdhënia ka mbaruar, se cikli ka mbaruar.
Cilësitë e tij janë të padiskutueshme, ai thjesht duhet të gjejë qëndrueshmëri në ndeshje sepse është dikush që mund t’i vendosë ndeshjet vetë. Këtë vit kjo nuk ndodhi, edhe për shkak të problemeve fizike që kishte”, përfundoi ish-drejtori sportiv.
Ndryshe, Milani para disa ditësh ka njoftuar zyrtarisht trajnerin e ri: Portugezi Ruben Amorim do të zëvendësojë Max Allegrin në stolin e kuqezinjve. Ndërkohë, situata brenda klubit është ende e paplotë dhe në proces përcaktimi.
