Qytetarët kundër çmimeve të larta të derivateve, thonë se janë të

0%

Rritja e çmimeve të derivateve po vazhdon të rëndojë xhepat e qytetarëve në Kosovë, duke shtuar edhe më tej barrën e një kostoje jetese tashmë të lartë. Me naftën që të premten arriti në 1.79 euro për litër, benzina në 1.52 euro dhe gazi në 0.62 euro, qytetarët shprehen të shqetësuar për përballueshmërinë e këtyre çmimeve.

Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në buxhetet familjare, ata paralajmërojnë se shtrenjtimi i karburanteve mund të reflektohet edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, për shkak të rritjes së kostove të transportit. Brahim Vrellaku, mërgimtar, tregoi se krahasuar me pagat, çmimet në Kosovë janë shumë të larta, duke theksuar krizën institucionale.

“Unë rrugës kur kam ardhur nga Italia për me ardhë në Kosovë, në Kroaci e ke më së pakti 50 përqind naftën më lirë se në Kosovë, Shqipëria e kishte pasur më lartë. Në Kosovë tani është çmimi katastrofë me e krahasuar me pagat të cilat merren në Kosovë, çmimi është tepër i lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë si e shoh, derisa nuk ka shtet, derisa s’ka Kuvend, derisa s’ka Qeveri, këtu njerëzit jo vetëm naftarët, por edhe të gjithë nëpër dogana për mendimin tim as nuk e dinë kush sa hynë, as çka del, as asgjë. Për mendimin tim është katastrofë gjendja në Kosovë. Nuk janë aspak të përballueshme”, tha ai.

Edhe qytetari Rrustem Avdiu, poashtu i konsideron këto çmime të pakuptueshme dhe aspak të arsyeshme. “Keq boll, kjo është e pakuptueshme, por çfarë të bësh. Është katastrofë. Qeveria jonë kështu po bën. Populli po e voton këtë qeveri, a kjo e ka qëllimin ta shkatërrojë Kosovën, tjetër jo, përparim s’ka prej saj, vetëm shkatërrim.

S’janë të arsyeshme hiç, as të naftës, as çmimet ditore, për çdo ditë janë duke shkuar lartë këto, nuk e di sesi populli po mundet të mbijetojë, shumë problem i madh është” , theksoi ai. Kurse, qytetari Muharrem Faiku, u shpreh se rritja e çmimeve të naftës ndikon edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera. “Sigurisht, shumë shtrenjtë janë, kuptohet ajo, është e papërballueshme.

Nuk di çfarë të them, mirëpo çmimi i naftës është shumë i lartë, sigurisht që ndikon, kur rriten çmimet, kjo i rrit edhe çmimet tjera pastaj, sepse kostot e transportit, e këto të gjitha edhe është shumë. Ashtu ashtu unë nuk e përdori shumë (veturën), më shumë eci me biçikletë, kjo ende e zvogëlon mundësinë me e përdorë”, u shpreh ai.

Burimi: Bota Sot