Kapiteni Xhaka me Sunderlandin i pafat

0%

Kapiteni Granit Xhaka me skuadrën e tij, Sunderlandin, nuk e nisi në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Premier League. Sunderlandi i pafat pësoi humbje me rezultat 2:1 ndaj Ipswich-it. Në minutën e 24-t, Emersoni kaloi vendasit në epërsi. Kapiteni Xhaka dhe skuadra e tij, arritën ta barazonin rezultatin, falë golit të futbollistit Angulo në minutën e 39-të.

Megjithatë, në minutën e 90-të, futbollisti Clarke shënoi golin e fitores për vendasit. Kështu, Sunderlandi e nisi me humbje edicionin e ri, ndërsa kapiteni Granit Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij do të kërkojnë pikët e para në ndeshjet e ardhshme.

Burimi: Bota Sot