Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul viziton Ukrainën

0%

Pak para 35-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, mbërriti me një tren special për një vizitë solidariteti në Kiev. Pas mbërritjes së tij ai dënoi sulmet gjithnjë e më të shpeshta ruse me dronë dhe raketa, duke e akuzuar Moskën për “vrasje të verbër të civilëve” si edhe për shkatërrim të qëllimshëm të infrastrukturës energjetike .

“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës. Ne e mbështesim atë. Ajo do ta fitojë këtë përballje ushtarake”, tha Wadephul. Gjatë javëve të fundit Rusia i ka intensifikuar sulmet e saj ndaj vendit fqinj. Në shënjestër të forcave të armatosura ruse është edhe infrastruktura civile.

Wadephul sheh “shenja dobësie” të Rusisë Rusia synon të shkatërrojë bazat e jetesës së njerëzve në Ukrainë dhe në këtë mënyrë t’ua thyejë vullnetin për qëndresë, tha Wadephul. Sipas tij muajt e verës korrik dhe gusht kanë qenë më vdekjeprurësit për popullsinë civileukrainase gjatë më shumë se katër vjetëve. “Rusia nuk ka hedhur kurrë më parë kaq shumë raketa ndaj Ukrainës” , tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e siguroi Ukrainën për mbështetjen e mëtejshme nga Gjermania. Wadephul shprehu shpresën se në këtë mënyrë Rusia mund të lëvizë drejt negociatave për paqe. Sipas tij gjithnjë e më shumë njerëz në Rusi po e kuptojnë se vazhdimi i luftës vetëm sa e çon vendin më thellë në rrënim ekonomik.

“Propaganda gjithnjë e më e çrregullt dhe shtypja gjithnjë e më totalitare, po ashtu brenda vendit ka gjithashtu shenja të dobësisë së regjimit. E vetmja rrugëdalje është paqja. Që Putini më në fund ta pranojë këtë dhe të ndalojë së dërguari edhe të rinjtë e vendit të tij drejt vdekjes në mijëra raste, ky është qëllimi i të gjitha masave tona”, tha Wadephul.

Prandaj, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk investon aq shumë për mbështetjen ushtarake dhe financiare të Ukrainës sa Gjermania tha Wadephul. Ukraina feston 35-vjetorin e Pavarësisë Wadephul ndodhet për herë të katërt në Ukrainë që nga marrja e detyrës si ministër para 16 muajsh. Vizita nuk ishte njoftuar publikisht për arsye sigurie.

Në qendër të takimeve janë bisedimet me udhëheqjen ukrainase. Gjithashtu, do të diskutohet për sigurimin e furnizimeve gjatë dimrit dhe thellimin e bashkëpunimit gjermano-ukrainas në fushën e sigurisë. Të hënën (24.08.) mbushen 35 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

Me rastin e këtij përvjetori do të zhvillohen festime, kryesisht në kryeqytetin e vendit, Kiev.

Burimi: Bota Sot