Spalletti paralajmëron Arsenalin për Yidiz

0%

Në prag të ndeshjes së parë për këtë sezon të ri, atë në transfertë ndaj Frosinone, Luciano Spalletti nuk frikësohet aspak nga lajmet e merkatos në lidhje me Kenan Yildiz dhe shprehet me bindje se ylli turk do vazhdojë të jetë pjesë e bardhezinjve, pavarësisht ofertave që mund të vijnë për të. “Jam plotësisht i qetë, sepse të merresh me Yildiz është e lehtë për mua.

Ata (Arsenal) mund të ofrojnë çfarë të duan, unë dua që Yildiz të jetë këtu dhe do ta fus gjithmonë në fushë. Ai është një djalë i përsosur për të folur, është i pjekur dhe e di se nuk ka nevojë të nxitohet për asgjë. E ardhmja e tij është tashmë e rëndësishme të qëndrojë te Juventusi, jo sepse ka klube të tjera që duan të shpenzojnë 100 milionë euro për të.

Jemi të gjithë të bindur se mund të tregojmë potencialin e plotë të Kenanit, dhe ai është një fenomen potencial i futbollit”, t ha Spalletti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot