Karabinierët italianë patrullojnë në Gjakovë, KFOR-i: Kontribuojnë në

0%

Karabinierët italianë, pjesë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, po zhvillojnë rregullisht patrullime në Gjakovë. Sipas KFOR-it, këto patrullime kanë për qëllim të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe në rritjen e pranisë së dukshme dhe fleksibile të KFOR-it në terren.

Patrullimet shërbejnë gjithashtu për rritjen e vetëdijesimit mbi situatën e sigurisë në zona të ndryshme të Kosovës. KFOR-i thekson se aktivitetet e tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të misionit për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në mënyrë të paanshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot