Videoja në rrjete sociale zbuloi shoferin, policia e gjobit me 100

0%

Një shofer është gjobitur me 100 euro dhe një pikë negative pasi u kap duke kryer veprime të rrezikshme në komunikacion në fshatin Bërnjak të Rahovecit. Rasti u bë i ditur pasi pamjet e automjetit u publikuan në rrjetet sociale. Në video shihet se drejtuesi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndërmori veprimet për identifikimin e shoferit, i cili u identifikua dhe më iu shqiptua masa ligjore. Policia apelon te shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Burimi: Bota Sot