Tifozët e Barcelonës mezi presin ta shohin Rodrin në mesfushë, por mund t’u duhet të presin disa ditë më shumë se sa pritej.
Siç raporton Marca, spanjolli nuk u stërvit me shokët e tij të ekipit sot në seancën parasezonale për ndeshjen e parë të Barcelonës në La Liga, e planifikuar për nesër në mbrëmje në Elçe. 30-vjeçari as nuk shkeli në fushën stërvitore të Ciutat Esportiva Joan Gamper gjatë seancës 15-minutëshe të hapur për mediat.
Prandaj, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë të sezonit është shumë e pamundur. Debutimi i tij për Barcelonën mund të shtyhet deri të enjten, më 27 gusht në ndeshjen në shtëpi kundër Atletik Bilbaos.
