Futbollisti i Barcelonës, Pablo Páez Gavira, i njohur si Gavi, raportohet se ka ndarë 1.3 milionë euro nga pasuria e tij për një projekt social që synon t’u sigurojë strehim njerëzve të pastrehë dhe familjeve në situata të vështira.
Sipas mediave spanjolle, projekti do të realizohet në Los Palacios y Villafranca , qytetin në Sevilje ku Gavi ka lindur dhe është rritur, dhe parashikon ndërtimin e 150 apartamenteve , me kapacitet për rreth 300 persona . Investimi, për të cilin ka raportuar edhe gazeta spanjolle La Razón , nuk bëhet për qëllime fitimi apo si një investim tradicional në pasuri të paluajtshme.
Bëhet fjalë për një iniciativë sociale , që synon t’u japë banorëve vendas një strehim të qëndrueshëm. Një lidhje e veçantë me vendlindjen Projekti ka një domethënie të veçantë për 21-vjeçarin, i cili është një prej figurave më të dashura të qytetit të tij të lindjes.
Gavi u largua nga Los Palacios y Villafranca në moshë shumë të re për të vazhduar zhvillimin e tij në futboll, por lidhjen me vendlindjen nuk e ka humbur. Sipas raportimeve, 1.3 milionë eurot do të përdoren për ndërtimin e 150 banesave , të cilat do të kenë nga dy persona kapacitet secila.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet rreth afatit të përfundimit të projektit, mënyrës së ndërtimit apo kritereve që do të përdoren për përzgjedhjen e personave që do të përfitojnë banesat. Megjithatë, raportimet e para në Spanjë përputhen në dy pika kryesore: 1.3 milionë euro investim dhe 150 apartamente për rreth 300 persona .
Në një kohë kur Gavi vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në nivelet më të larta të futbollit, ky projekt po e vendos emrin e tij edhe përtej fushës së blertë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
