Kurti: Sot pasdite takohem me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin e hapjes së plotë të Urës së Ibrit dhe kalimin e saj nën kontrollin e Policisë së Kosovës Kurti, i pyetur nga mediat në konferencën për media ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

“Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë të urës, përkatësisht marrjen në kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Unë sot pasdite kam edhe një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR-it, përkatësisht komandantin Ozkan Ulutas ” , ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i përditshëm, me qëllim që procesi të zhvillohet pa incidente. “Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti ka vlerësuar se mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur për qarkullim është bërë e pakuptimtë, sidomos pas ndërtimit të urave të reja në atë pjesë. “Duhet të përkujtojmë që, pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur.

Fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm përmes këtyre urave të reja dhe nuk ka pasur asnjë incident apo tension, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave, liria gjithnjë e më e madhe e lëvizjes, është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Kurti.

Burimi: Bota Sot