Petrit Ndoci nuk kthehet nga leja, arratiset nga Burgu i Reçit. Lë

0%

Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes. Ndoci duhej të kthehej sot në orën në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është paraqitur.

Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Petrit Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, ku shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.” Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.

Burimi: Bota Sot