Gjobitet 19 vjeçari në Ferizaj, voziti 138 km/h në zonën 50

0%

Zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor ne Ferizaj, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë ndaluar dhe ndëshkuar një shoferë për shpejtësi në fshatin Lloshkobare të Ferizajt A.B (19 vjeç), shofer i një automjeti VW Golf me ngjyrë e zezë dhe targa vendore, është ndaluar dhe është ndëshkuar nga policët e trafikut, pasi ka bërë tejkalimin e shpejtësisë 138 km/h, në zonën me kufizim te shpejtesise 50 km/h.

Matja është bërë nga radari i veturës së policisë Ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje të patentë shoferit prej 3 muajve. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e plotë të dispozitave ligjore.

Burimi: Bota Sot