Kërkohej nga Interpoli, qytetari nga Kosova ekstradohet në Shqipëri

0%

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi të Kosovës drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare në Vërmicë. Ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas policisë, i njëjti ishte arrestuar pasi kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë përmes INTERPOL-it, bazuar në një letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare. I dyshuari kërkohej për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë”, njofton më tej policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot