Messi rrezikon pezullimin, goditi kundërshtarin me shuplakë

0%

Lionel Messi mund të dënohet nga Komiteti Disiplinor i Major League Soccer (MLS), pas një incidenti në ndeshjen mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union, e cila përfundoi me rezultat 2-2. Kapiteni i Inter Miamit u përfshi në një përplasje me Quinn Sullivan, ndërsa pamjet televizive treguan Messin duke e goditur kundërshtarin me shuplakë në pjesën e pasme të kokës.

Incidenti ndodhi në pjesën e dytë, në një moment kur tensionet mes futbollistëve ishin rritur pas barazimit të Philadelphia Union. Përplasja nuk u ndëshkua gjatë ndeshjes nga gjyqtari, ndërsa MLS ka vendosur që ta shqyrtojë rastin përmes Komitetit Disiplinor.

Nëse komiteti vlerëson se veprimi i Messit përbën sjellje të dhunshme, argjentinasi mund të përballet me gjobë ose pezullim për një ndeshje. Messi kishte shënuar më herët në këtë përballje, por tashmë rrezikon të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Inter Miamit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com