Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Zvicër: 5 të zhdukur dhe

0%

Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një ndërtesë banimi në qytetin e vogël Tousis, në lindje të Zvicrës, duke shkaktuar tetë të plagosur dhe pesë persona rezultojnë ende të zhdukur. Policia lokale u njoftua për ngjarjen pak pas mesnatës, ndërsa flakët përfshinë një restorant dhe disa apartamente në ndërtesë, të cilat u dogjën plotësisht.

Sipas policisë kantonale të Grisons, 14 persona arritën të evakuohen nga ndërtesa. Tetë prej tyre pësuan lëndime, ndërsa gjendja e dy të plagosurve raportohet e rëndë. Autoritetet kanë nisur kërkimet për pesë personat që rezultojnë të zhdukur, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit, shkruan Ancnews.al.

Ngjarja ka shkaktuar alarm në zonën e banuar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendngjarje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com