Dy të lënduarit nga aksidenti në Gjakovë dërgohen në QKUK, Syla flet

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident në Gjakovë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit fillimisht janë trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për Sinjalin se pas ekzaminimeve dhe konsultave mjekësore, njëri prej pacientëve është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet nën observim. “Dy të aksidentuar janë sjellë nga Spitali i Gjakovës.

Pas ekzaminimeve dhe konsultave të realizuara, njëri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa tjetri është ende në observim në Qendrën Emergjente. Gjendja e tyre për momentin është stabile”, ka thënë Syla për Gazetën Sinjali. Gjashtë të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Gjakovë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com