Kontrollohen dy vila në Brezovicë, policia konfiskon mbi 1 kilogram

0%

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Brezovicë, për posedim të narkotikëve. Policia ka shtuar se i arrestuar është një 27 vjeçar, dhe se, kanë konfiskuar 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Komunikata: Në bashkëngjitje keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj KOMUNIKATË PËR MEDIA Arrestohet një person për posedim të dyshuar të narkotikëve në Brezovicë Me datën , rreth orës njësitet policore të stacionit policor në Shtërpcë kanë pranuar një informatë lidhur me gjetjen e substancës së dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit të personit të dyshuar, mashkull, kosovar, 27 vjeç, i janë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nën dyshimin se i dyshuari mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një villë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuane. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm të rastit. Po ashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Burimi: Bota Sot