Prizren: Një muaj paraburgim për të pandehurin që dyshohet se lëshoi

0%

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit I.Ç., i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. Sipas vendimit të gjykatës, paraburgimi do të zgjasë deri më .

I dyshuari, sipas organit të akuzës, në vitin 2021, përmes biznesit të tij individual “Qendra për Verifikimin e Aftësive Profesionale A….” në Prizren, dyshohet se ka falsifikuar dhe lëshuar dokumente të paraqitura si diploma për aftësim profesional, ndonëse biznesi nuk ishte i akredituar apo i autorizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale.

Sipas dyshimeve, gjatë periudhës 4 janar – , të pandehurit u ka ofruar personave trajnime profesionale, duke pretenduar se ata kishin përfunduar 900 orë praktikë dhe 400 orë teori , ndërsa më pas i ka pajisur me dokumente të titulluara “Diploma mbi aftësimin profesional”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata ka vlerësuar se nga provat e mbledhura deri në këtë fazë ekziston dyshimi i bazuar se përmes këtyre veprimeve të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material, ndërsa përfitimi apo dëmi i shkaktuar dyshohet se ka tejkaluar shumën prej 50 mijë eurosh .

Paraburgimi është caktuar edhe për shkak të rrezikut që i pandehuri të mund të ndikojë te të dëmtuarit dhe dëshmitarët, duke penguar zhvillimin e mëtejshëm të procedurës. Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa pritet të sigurohen prova të tjera materiale, të merren dëshmitë e të dëmtuarve e dëshmitarëve dhe deklarata e të pandehurit.

E trashi kuletën me 500 mijë euro nga shitja e diplomave false, arrestohet i dyshuari në Prizren I pandehuri prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të dëshmohet me vendim të formës së prerë të gjykatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com