José Mourinho ka sqaruar prapaskenat e tentativës së Real Madridit për transferimin e Rodrit, duke treguar se klubi madrilen i kishte bërë një ofertë të mirë mesfushorit spanjoll. Megjithatë, sipas trajnerit portugez, hezitimi i Rodrit për t’iu bashkuar “Los Blancos” bëri që edhe vetë Mourinho të ndryshonte qëndrim. “Fola me Rodrin disa herë. Real Madridi i bëri një ofertë shumë të mirë.
Por Rodri kishte dyshime, ai hezitoi. Dhe dyshimet e tij krijuan dyshime edhe te unë”. Mourinho theksoi se në Real Madrid nuk ka vend për lojtarë që nuk janë plotësisht të bindur për transferimin e tyre në klub. “Real Madridi nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë. Kjo është filozofia jonë”, deklaroi ai.
Rodri, i cili kaloi shtatë sezone te Manchester City, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Barcelona, duke refuzuar interesimin e rivalit të madh, Real Madridit. Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030, duke i dhënë fund një prej sagave më të përfolura të merkatos. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
