Në 20-vjetorin e vdekjes së ish-presidnetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në kuadër të Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, të mërkurën, më , u mbajt një tryezë kushtuar veprës dhe trashëgimisë së tij letrare, kulturore e politike.
Në këtë tryezë, studiuesit Muhamet Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi dhe Agron Gashi, trajtuan aspekte të ndryshme të kontributit të Rugovës, duke e vështruar atë si studiues e kritik letrar, mendimtar kulturor, por edhe si figurën qendrore të historisë së re politike të Kosovës.
Në diskutimet e tyre, studiuesit theksuan se vepra e Rugovës kapërcen kufijtë e një fushe të vetme, duke u shndërruar në një trashëgimi të rëndësishme për letërsinë, kulturën, identitetin dhe shtetformimin e Kosovës.
Veçanërisht u vu në pah qasja e tij moderne ndaj studimit të letërsisë, raporti me traditën shqiptare, ndikimi i mendimit perëndimor në formimin e tij intelektual dhe lidhja ndërmjet veprimtarisë së tij shkencore e kulturore dhe rrugëtimit politik të Kosovës drejt pavarësisë.
Rrugëtimi intelektual i Rugovës Studiuesi Muhamet Hamiti theksoi, tha gjatë fjalës së tij se Rugova ishte një nga studiuesit që kontribuoi në modernizimin e kritikës dhe studimeve letrare shqiptare. “Rugova kundërshtonte letërsinë si shërbyese të ideologjisë dhe mbronte autonominë e saj estetike”- tha ai.
Hamiti veçoi edhe kontributin e Rugovës në studimin e Pjetër Bogdanit dhe në pedagogjinë letrare, ndërsa theksoi se pas vitit 1990 ai iu kushtua veprimtarisë politike dhe u bë një nga figurat kryesore të Kosovës. Kurse , Nysret Krasniqi u ndal te zhvillimi i mendimit kritik dhe kulturor të Ibrahim Rugovës, duke e lidhur formimin e tij me dijet dhe zhvillimet intelektuale perëndimore.
“Rugova, studimet e tij i lidhte krahasueshëm me dijet perëndimore. Ai do të bëhej po ashtu ndër të parët studiues me frymë moderne, do ta interpretonte kulturën dhe letërsinë me format ma gjenoine të afirmimit të saj, dhe këtë e argumentojnë veprat e tij”- tha Krasniqi. Ndërsa, Agron Gashi foli për Rugovën si lexues dhe interpretues të veprës së Ismail Kadaresë.
Ai tha se Rugova ndërtoi një model të veçantë të receptimit të ndërmjetësuar, përmes të cilit lexoi dhe interpretoi Kadarenë duke u nisur edhe nga mënyra se si vetë Kadare e kishte lexuar shkrimtarin e njohura amerikan, Ernest Heminguej.
“Sipas Rugovës tek Kadare sintetizohen tri teza kryesore: autonomia artistike, dekompozimi si procedurë formale dhe leximi i koduar, tri këto teza përfaqësojë tri moduse të hetimit kritik për strukturën e prozës së Kadaresë”- tha ai gjatë fjalës së tij.
Ideologu i shtetit të pavarur të Kosovës Ndërkaq, akademik Kujtim Shala e cilësoi Ibrahim Rugovën si një nga dijetarët më të mëdhenj të modernitetit shqiptar dhe figurën më të rëndësishme të historisë së re politike të Kosovës. Sipas tij, Rugova e projektoi shtetin e Kosovës që nga ideja e pavarësisë deri te simbolet e tij kombëtare.
“Rugova është ndër dijetarët më të mëdhenj të modernitetit modern shqiptar, Rugova është figura më e madhe e historisë së re politike të Kosovës. Rugova është ideologu i shtetit të pavarur të Kosovës”- tha ai.
Duke u ndalur te raporti i Rugovës me Pjetër Bogdanin, Shala tha se zbulimi i Bogdanit nga Rugova ishte edhe një gjetje e paraardhësit të tij intelektual, në modelin e dijetarit që shndërrohet në prijës. Ibrahim Rugova ishte një politikan, kritik e studiues i letërsisë. Rugova ishte kryetar i LDK-së nga formimi i saj në vitin 1989 e deri në vdekje më 2006.
Ishte presidenti i parë i Kosovës nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe nga viti 2002 deri në 2006. Për një dekadë ishte zëri i popullit të Kosovës që kundërshtoi aneksimin e Kosovës nga Serbia, duke i prirë rezistencës paqësore që mori vëmendje dhe mbështetjen e shteteve të ndryshme, veçmas atyre perëndimore. Vdiq më .
Seminari 44-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur të hënën më në Prishtinë dhe ka mbledhur mbi 100- studiues e studentë nga vendet të ndryshme të botës.
