Ja kur do të zbresë në fushë Egnatia

0%

Egnatia rikthehet në fushën e saj për një tjetër mbrëmje të madhe europiane. Rrogozhinasit do të luajnë nesër në “Arena Egnatia” ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Europa League ndaj norvegjezëve të Lillestrøm, në orën .

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Shamrock Rovers, Egnatia ka siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në play-off-in e Europa League, duke garantuar njëkohësisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 ndaj Shamrock Rovers në “Arena Egnatia”.

Një rezultat që jo vetëm përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Irlandë, por i dha klubit rrogozhinas një tjetër mundësi për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian për klube. Përballë do të jetë Lillestrøm, një tjetër sfidë e rëndësishme për Egnatian në aventurën e saj europiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rrogozhinë, ndërsa përballja e kthimit do të luhet në Norvegji. Egnatia synon të vijojë të shkruajë historinë dhe të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Burimi: Bota Sot