“Do të vazhdojmë me aksione”, Fitore Pacolli publikon pamje nga

0%

Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit, janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

Pacolli ka deklaruar se pronat publike dhe hapësirat natyrore do të mbrohen me vendosmëri, ndërsa ka paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Postim i plotë: Rrënohen 5 objekte të ndërtuara në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit! 5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.

Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri. Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës. Uji është pasuri që duhet ta mbrojmë për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot