Lukaku flet për largimin nga Napoli

0%

Romelu Lukaku është rikthyer në skenë. Sulmuesi i ri i Fenerbahçes, pas barazimit 1-1 kundër Lionit në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampioneve, foli për televizionin belg.“Nënshkrova për një sezon me opsion për një tjetër. Shpresoj të jem në gjendje t’i respektoj këto dy vite, pas të cilave do të kthehem në shtëpi. Do të jem përsëri në formë së shpejti.

Gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj deri në vitin 2030, madje edhe me ekipin kombëtar. Pas kësaj, do të jetë Game Over, ka shumë lojtarë që arrijnë të luajnë futboll deri në moshën 40 vjeç. Është çështje mentaliteti, nëse gjithmonë dëgjon mendimet e të tjerëve, bëhesh i pakënaqur, por unë kujdesem për veten time. Tani jam rikthyer”.

Ndër temat e diskutuara, Big Rom u rikthye edhe te largimi i tij nga Napoli, duke mos kursyer disa kritika: “Sezoni i kaluar ishte më i keqi i jetës sime, brenda dhe jashtë fushës (vdekja e babait të tij, Roger). Pse zgjodha të largohesha? Dëgjova disa gjëra dhe u morën disa vendime… Kaq. Nëse kështu shkoi, atëherë ishte më mirë për mua të largohesha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklarata se nuk jam në formë është thjesht e rreme. Ndoshta e thanë këtë në Itali për të më bojkotuar. Jam 100% në formë për të luajtur”, deklaroi Lukaku.

Burimi: Bota Sot