Interi është skuadra favorite për të fituar titullin kampion në Serinë A italiane për sezonin e ri 2026-2027. Sipas parashikimeve të OPTA-s, kompania që analizon statistikat e futbollit, zikaltrit do të konfirmohen në krye të tabelës së klasifikimit dhe shanset që kjo të ndodhë janë 35.1%.
Surpriza e madhe pritet të jetë Komo, pritshmëritë për të cilën janë që ta mbyllë sezonin në vendin e dytë duke parakaluar të tjera të mëdha. Milani ka vetëm 5.4% shanse dhe shihet si skuadra e shtatë në radhë për të fituar titullin. Në Spanjë, Barcelona mund të konfirmohet kampione.
Katalanasit e Hansi Flik kanë më shumë shanse sesa Reali i Zhoze Murinjos, që në fakt do të kërkojë t’u hapë luftë katalanasve pavarësisht parashikimeve të bëra nga OPTA. Edhe Arsenali konsiderohet si skuadra me më shumë shanse për të triumfuar sërish në Premier Ligën angleze. “Topçinjtë” e Artetës kanë 38% mundësi, kundrejt 20% të Manchester City-t.
Më poshtë renditen ekipet e tjera si Liverpool apo Manchester United. Sa i përket kampionatit francez, diferencat e PSG-së me ekipet e tjera konfirmohen edhe në analizën që ka bërë OPTA. Skuadra e Luis Enriques ka 68% shanse që të fitojë titullin kampion.
