Gjenden mbetje kockore në Zubin-Potok, dyshohet se u përkasin së paku

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë gjetur mbetjet kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve në lokacionet e dyshuara në Zubin-Potok ku po kryhet procesi i gërmimit dhe ekshumimit. Mbetjet janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse. “Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha