Meloni vazhdon pushimet, momenti spektakolar i hedhjes nga varka

0%

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po shijon disa ditë pushimi në Sardenjë, larg angazhimeve politike, së bashku me vajzën e saj, Ginevra. Kryeministrja italiane është fotografuar gjatë një daljeje me varkë në ujërat e ishujve të La Maddalena-s, mes Caprera, Spargi dhe Budelli, ku ka shijuar detin dhe temperaturat e larta të gushtit.

Pamjet e publikuara nga revista italiane Gente tregojnë Melonin teksa hidhet nga varka në ujërat e kaltra të Sardenjës. E veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe syze dielli, kryeministrja duket dukshëm larg atmosferës zyrtare. Gjatë ditës së pushimit, Meloni dhe vajza e saj kanë eksploruar ujërat dhe bukuritë natyrore të arkipelagut të La Maddalena-s.

Ato kanë kaluar kohë në varkë, kanë bërë banjë, janë marrë me diell dhe kanë shijuar momente së bashku. Sipas revistës, Ginevra po i ngjan gjithnjë e më shumë nënës së saj, ndërsa edhe modeli i ri i flokëve të Melonit ka tërhequr vëmendje. Pas ditëve në Sardenjë, pushimet e kryeministres italiane pritet të vijojnë në Salento, në jug të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Meloni pritet të rikthehet më pas në Palazzo Chigi për rifillimin e angazhimeve politike. Pushimet e saj këtë verë kanë tërhequr vëmendje edhe për përpjekjet për të ruajtur privatësinë, megjithëse fotografët kanë arritur të kapin disa nga momentet e saj më të relaksuara buzë detit.

Burimi: Bota Sot