Skuadra e Fenerbahces ka barazuar me rezultat 1:1 në përballjen me Lyonin, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar por përkundër orvatjeve nuk ia dolën ndaj rivalit. Futbollisti Openda shënoi në minutën e 40-të për Lyonin. Skuadra turke arriti barazimin falë golit të Greenëood në minutën e 47-të.
Muriqi u zëvendësua në minutën e 82-të. Fenerbahcen e pret punë e vështirë në konak të Lyonit në takimin e kthimit.
