Hoxha 22 minuta, Dinamo e Zagrebit ndahet baras me skuadrën norvegjeze

0%

Dinamo e Zagrebit dhe skuadra norvegjeze Viking janë ndarë baras (2:2) në takimin e parë të play-off-it të Champions League. Viking mori rezultat të mirë në “Maksimir” dhe e pret me qetësi takimin e kthimit. Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit nga minuta e 68-të. Për 22 minuta ka dhënë maksimumin në fanellën e dinamovitëve.

Për Dinamon shënuan Beljo (6′), Lisica (10′) dhe për Viking realizuan Christiansen (26′) e Tripic (39′). Dinamon e pret punë e vështirë në konak të Viking-it në takimin e kthimit.

Burimi: Bota Sot