Ibish Çoçaj dyshohet të jetë arrestuar sot në Prizren nën dyshim për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim. Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv brenda Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Çoçaj, pronar dhe person përgjegjës i një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se nga viti 2019 ka lëshuar rreth 1,679 diploma profesionale, pa zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse. Sipas hetimeve, një diplomë dyshohet se është shitur për rreth 300 euro, ndërsa përfitimi i përgjithshëm dyshohet të jetë rreth 500 mijë euro.
