Një shofer është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative. Kjo, pasi lejoi një pasagjer të nxirrte trupin jashtë automjetit gjatë qarkullimit. Rasti është raportuar nga qytetarët përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ndërsa Policia Rajonale në Prizren ka pranuar njoftimin më 15 gusht.
Sipas Policisë, në pamjet e raportuara shihet një person duke dalë përmes xhamit të kulmit të automjetit, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Burimi:
Bota Sot
