Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

0%

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në monitorimin e sistemit të drejtësisë.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të misionit në çështje me rëndësi të veçantë, përfshirë trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Haxhiu i uroi Lopes sukses në detyrën e re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot