Masakër në Spanjë/ Katër të vrarë në një përplasje mes bandave, mes

0%

Katër persona kanë mbetur të vrarë në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 16 gusht, në Isla Cristina, në provincën e Huelvës, në jug të Spanjës. Mes viktimave janë një grua 39-vjeçare shtatzënë, foshnja 8-muajshe që mbante në bark dhe nëna e saj 62-vjeçare. Viktimë ka mbetur edhe një 16-vjeçar, i cili, sipas hetimeve paraprake, duket se nuk kishte lidhje me konfliktin.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë, si dhe një burrë tjetër, i cili ka marrë plagë të lehta. Dy persona të maskuar – Sipas rindërtimit paraprak të Guardia Civil, ngjarja ndodhi rreth orës në lagjen popullore El Rocio. Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish.

Pas sulmit, autorët i vunë flakën motorit dhe e braktisën atë në një zonë me pisha pranë kampingut Giralda, përpara se të largoheshin. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së kampingut, ndërsa autoritetet kanë forcuar kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë, përfshirë edhe varrezat ku po përcillen viktimat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dyshimet – Zëvendësprefektja e Huelvës ka folur për një “hakmarrje të mundshme mes klanesh”, por hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë pistë. Sipas Guardia Civil, dy gratë e vrara dyshohet se ishin vjehrra dhe motra e një personi me precedentë penalë, i njohur me pseudonimin “El Baba”.

Ky i fundit dyshohet se ishte autor i një tjetër sulmi me armë në shtator të vitit 2024, në një lagje pranë Huelvës, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Hetuesit dyshojnë se ai sulm mund të ketë qenë pikënisja e një përplasjeje të armatosur mes klaneve, e cila tashmë ka sjellë viktima të tjera. 18-vjeçari i plagosur rëndë në sulmin e së dielës dyshohet se është nip i “El Babës”.

Që prej vitit 2024, Guardia Civil ka zhvilluar një seri kontrollesh dhe arrestimesh në Isla Cristina ndaj personave të dyshuar si pjesë e klaneve të përfshira në këtë konflikt. Hetimi po drejtohet nga autoritetet gjyqësore dhe po zhvillohet nën sekret hetimor, ndërsa policia vijon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit.

Burimi: Bota Sot