Dyshohet se kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica” pas shkyçjes së ujit

0%

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për F.SH, i cili dyshohet se në Pantinë të Vushtrrisë ka kanosur me vrasje tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë të datës , ngjarja kishte ndodhur pasi punëtorët e KRU “Mitrovica” kanë bërë shkyçjen e furnizimit me ujë në pronën e tij më . Ndaj të dyshuarot kërkohet paraburgim për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja“.

I pandehuri ndodhet në ndalim dhe me vendim të prokurorit i është sekuestruar arma me gaz. “Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më , në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë, pasi tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” kishin bërë shkyçjen e furnizimit me ujë në pronën e tij, i pandehuri F.Sh. i ka kanosur ata dhe ka shkrepur armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të KRU “Mitrovica”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, i pandehuri dyshohet se ka kanosur zyrtarët e KRU “Mitrovica” se do t`i vrasë të tre nëse e lajmërojnë rastin në polici. “Me vendim të prokurorit, i pandehuri ndodhet në ndalim që nga dita e shtunë, ndërsa arma me gaz i është sekuestruar.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Burimi: Kallxo