Ujësjellësi i Gostivarit ka njoftuar të gjithë qytetarët se nesër do të ketë ndërpreje të ujit në gjithë qytetin. Ndërprerja do të ndodh për shkak të riparimit të disa tubacioneve kryesore.
Njoftimi i plotë: “Njoftojmë se nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, duke filluar nga ora e mëngjesit.Ndërprerja e planifikuar do të ndodhë për shkak të riparimit të domosdoshëm të defekteve në tri pika të ndryshme të gypit kryesor të rrjetit të ujësjellësit dhe do të zgjasë deri në sanimin e defketeve.Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj”, thonë nga Ujësjellësi.
Kujtojmë se tashmë disa ditë uji në Gostivar është i pijshëm, pasi para një muaji u ndot burimi në fshatin Vrutok.
