Rusia dënon me 11 vjet burg politikanin e opozitës për komentet

0%

Një anëtar i lartë i partisë liberale ruse, Yabloko, është dënuar të hënën, më , me 11 vjet e një muaj burgim, raporton media e pavarur Mediazona, për kritikat e tij kundër luftës në Ukrainë, të cilën ai e ka përshkruar në gjyqin e tij si katastrofë për Rusinë, raporton Reters .

Lev Shlosberg, nënkryetari i partisë, u akuzua për diskreditimin e forcave të armatosura të Rusisë dhe përhapjen e informacionit të rremë të lidhur me to. Në fjalën e tij përfundimtare në gjykatën e qytetit Pskov të premten e kaluar (), ai përsëriti se është i pafajshëm, duke theksuar se ishte viktimë e një gjyqi politik dhe përsëriti thirrjen e tij për armëpushim në luftë.

Vendimi shqiptohet pas vendimit të nga Gjykata Supreme e Rusisë për t’ia ndaluar Yablokos pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo