Aksident mes dy veturave në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, lëndohet

0%

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pikës së karburanteve “Ballkani Petrol”. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur sot, rreth orës , dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, përfshirë Njësinë e Hetimeve të Aksidenteve, të cilat po merren me dokumentimin e rastit dhe përcaktimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti. Rasti është nën hetim.

Aksident trafiku në Gërlicë të Ferizajt, s’dihet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com