Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht4,85 % në raport me vendimin e datës .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 4,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 6,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,188 den/kg dhe tani do të jetë 43,726 den/kg.
Në vendimin e sotshëm vazhdon zbatimi i shumës së ulur të akcizës prej 2,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe shumës së ulur të akcizës prej 4,00 den/l për EURODIZELIN (D-Е V).
Nga data , nga ora , çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 91,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 93,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 98,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 43,726 (denarë/kilogram)
